‘Roani i ka ngjarë dajës’, Majk i reagon Majlindës(Foto)

Lidhja e reperit Majk me modelen Majlinda Zeka, e më pas ndarja dhe fëmija i tyre, kanë bërë bujë në mediat rozë.

Marketing

Për ta vazhdimisht është shkruar e komentuar nga publiku, shkruan “Kosovarja”.

Pas ndarjes, ata kishin disa mosmarrëveshje rreth djalit të tyre Roan, po tani sikur kanë rënë gjërat në vend.

Të dy janë pajtuar me ndarjen dhe sa i përket Roanit, ata janë marrë vesh mjaftë mirë, pasi të dy kalojnë kohë me të duke u argëtuar.

Vlen të përmendet se Majkun vazhdimisht i komenton Majlindës në rrjetet sociale pothuajse në çdo imazh të saj.

Këtë herë sikur është nxehur pak situata, pasi Majlinda ka hapur arkivën, duke treguar fotografi të vjetra të familjes.

Në mesin e tyre është edhe nëna e Majlindës me djalin, përkatësisht vëllaun e saj.

Ajo e ka etiketuar vëllaun duke e konfirmuar ngjashmërinë e tij me djalin e saj.

Kjo gjë sikur nuk i ka pëlqyer Majkut, pasi edhe ai nuk ka vonuar teksa ka publikuar fotografi të tij e djalit, si një lloj reagimi se djali i ka ngjarë babait.

Si mendoni, Roan është si babai apo daja?

Marketing