Robert Berisha feston 44 vjetorin: Ndihem si 21 vjeçar

Showman Robert Berisha ka ndarë me ndjekësit shifrën që ka mbushur sot, dhe është pikërisht 44. “Robi 44, nga ta kthesh njësoj i bien”, thotë ai me humorin që e karakterizon, duke bërë ironi me ata që e lexojnë moshën mbrapsht, kur vitet kanë ikur ca si shumë.

Marketing

Por, për Robertin mosha është thjesht një numër, pasi siç titullohet emisioni i tij “Robi plaket kur don vetë”, atëherë do plaket edhe Roberti. Me flokët si kur ishte 20-vjeç, fytyrën pa rrudha, trupin gjithë muskuj dhe energji non stop, ky është Roberti 44-vjeçar.

Po ku qëndron sekreti i tij që mbetet gjithmonë në formë dhe i ri? Gjatë një interviste ekskluzive për “Panorama Plus”, pyetjes se do ta konsideroje këtë kulmin tënd?, ai iu përgjigj: “Nuk e di. Nuk e mendoj asnjëherë të arrij kulmin. Shpresoj që do të kem shëndet dhe ta bëj këtë punë sa më gjatë, sepse e dua shumë muzikën!”.
Po për moshën çfarë thotë, a mendon se jeta nis vërtet 40 vjeç?

“Mosha për mua është vetëm numër… Unë ndihem si 21- vjeçar. ”Robi plaket kur do vetë” është një këngë e vjetër dhe shumë e bukur”.

Është i kënaqur me paratë që fiton nga muzika?

“Pasuria s’ka kufi… Kemi një jetë normale dhe jetoj prej muzikës.”

Kënga që ia kërkojnë shpesh në eventet ku është i ftuar?
“Është kënga “Mia” normalisht, sepse është kënga ime e parë dhe është më ritmike… Kurse këngët që i preferoj unë dhe që i dua, nuk i këndoj asnjëherë, sepse janë serenata dhe në ato vende ku këndojmë ne nuk i preferojnë të rinjtë e sotëm”.

Ndërkohë, ndër sekretet e rinisë, ai zbulon se përveç genit të mirë, mban regjim të rregullt dhe bën gjithmonë palestër. Robert Berisha ishte i ftuar para ca ditësh në “Talk Love Story” për të ndarë eksperiencat e tij romantike, por edhe për të këshilluar konkurrentët e këtij formati në mënyrë që të kenë sa më shumë sukses në dashuri.