Robert Berishën shumë mund ta njohin si moderator por dhe si këngëtar.
Ai është një nga artistët që çdo herë merr vëmendjen e publikut me paraqitjet e tij në ekran.
Roberti ishte pjesë e një interviste në emisionin “Libero” ku zbuloi shumë të pathëna nga jeta e tij profesionale si dhe nga ajo private.
Në pyetjen se cili ka qenë momenti më i keq që i ka ndodhur gjatë profesionit të tij si muzikantë, Roberti zbuloi se pas 20 vitesh ka zbuluar se është tradhtuar nga një bashkëpunëtor që kishte punuar gjatë për një projekt.
Duke mos dhënë emër se për kë është fjala, Roberti shtoi se X personin në fjalë e kishte konsideruar edhe si prind, por që ishte zhgënjyer nga ai.