Robert Berishës për gratë: “Sa më shumë gabime bëni aq më shumë dashnore kanë burrat tuaj”

Vetëm disa ditë më parë,Robert Berisha lançoi këngën me titullin “Dashnorja” çka ndezi shumë reagime në rrjet sepse nuk ndodh shpesh që një këngëtar t’i dedikojë një këngë gruas së dytë me të cilën mban lidhje paralele.

Marketing

Pyetur pikërisht për këto reagime, i ftuar në “Prive”, Robert Berisha pati një përgjigje të çuditshme. Duke iu drejtuar kamaras, këngëtari qetësisht i bëri thirrje të gjitha grave që po e ndjekin intervistën që të sillen mirë dhe të jenë të pëlqyeshme me burrat e tyre, të mos bëjnë gabime sepse sipas Robertit, gabimet e tyre shtojnë edhe numrin e dashnoreve për burrat.

“Rrisni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, rrijini gati dhe ndoshta ai nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Ose ia zvogëloni numrin, ose ia hiqni fare. Të gjitha, varen prej jush. Ky ishte mesazhi im për gratë!” – ka përfunduar Roberti.

Nuk dimë nëse Roberti po shprehej me humor teksa rrëfente këto fjalë (duke qenë se po qeshte gjithë kohës) por preferojmë të besojmë këtë variant duke qenë se të akuzosh gruan se bëhet ajo arsye që burri ta tradhëtojë në vitin 2020 s’ka logjikë që ta pranojë.