Robertson në Manastir në debatin “Dil PËR Maqedoninë evropiane”

Ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s Xhorxh Robertson, lideri i Grupit joformal të sapoformuar “Grupi i Ohrit” për mbështetje të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në BE, sonte do të qëndrojnë në Manastir ku do të marrë pjesë në një debat publik me temë “Dil PËR Maqedoninë Evropiane”.

Marketing

Siç dihet, politikani britanik Robertson, ishte sekretari i përgjithshëm i dhjetë i NATO-s i cili funksionin si njeri i parë i NATO-s e kryente në periudhën nga vitit 1999 deri në vitin 2004.

Organizatori paralajmëron se në debat do të marrë pjesë edhe koordinatori i Maqedonisë për NATO-n Stevo Pendarovski, ndërsa mikpritësja e tyre është kryetarja e komunës së Manastirit, Natasha Petrovska.

Debati publik do të mbahet në ambient të hapur, në oborrin para institucionit kombëtar, Enti dhe Muzeu – Manastir.

Marketing