“Robi të fali dhe të jetë i lirë kushdo me qenë”, ndal gjakmarrjen pas 21 vitesh

Pasi dëshmoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda për vrasjen e bashkëshortit Kristina Lleshi thotë se koha shëron gjithçka.

Marketing

Por në moshën 51-vjeçare ajo ka kuptuar se falja është akoma më e fortë se efekti i viteve.

Ajo do dëshironte ta shikonte në sy vrasësin e Shtjefen Matisë e po ashtu njeriun që e la edhe atë të plagosur rëndë. Por i akuzuari Ndok Gjeka nuk paraqitet në asnjë nga seancat.

Krimi i kryer për gjakmarrje plot 21 vite më parë, i ndryshoi jetën edhe të mbijetuarës që koha sidoqoftë nuk ia ka larguar shenjat e plumbave në të dyja këmbët.

“Po vishim te shtëpia, veç kur e kemi pare veten, ai vdekur dhe unë gjallë, unë kam rënë pa ndjenja , më kanë ndihmuar, por nuk e mbaj mend atë personin. Ne ishim kokë me kokë, aty u ndamë, Shtejfnin e çuan tek shtëpia, mua më çuan në spital. Nuk u ktheva më kurrë në atë shtëpi”, u shpreh Kristina Lleshi.

Për vrasjen e dy dekadave më parë dhe plagosjen e Kristinës po rigjykohet Ndok Gjeka, i dënuar më herët në mungesë me 25 vjet burg dhe nga 1997 deri në 2016 ka jetuar në arrati.

I akuzuari sipas prokurorisë e vrau për gjakmarrje Shtjefen Matinë, pak kohë pasi viktima në një dasëm i kishte vrarë të ëmën.

Me ndryshimet ligjore të reformës, Kristina ka të drejtë të jetë palë në gjykim dhe të kërkojë dëmshpërblim, por ajo ka refuzuar.

“S’dua të marr avokat fare, ka ka kaluar kjo ngjarje, ka 20 vite”, shprehet Kristina Lleshi.
Kjo sepse vrasesi tashmë është në dore të shteti dhe kaq mjafton për Kristinën.

“Robi të fali dhe të jetë i lirë kushdo me qenë”, shprehet ajo.

Top Channel

Marketing