Përmes një videoje në faqen zyrtare, boksieri, Robin Krasniqi ka paralajmëruar se do të boksojë në Kosovë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Krasniqi tha se dita për të jetësuar ëndrrën për të boksuar në vendlindje po afron, ditë kjo që është caktuar më 5 gusht të kësaj vere.
Më tej, Krasniqi falënderoi kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama dhe presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) që i mundësuan ta bëjnë realitet këtë ngjarje.
“Miq të dashur, duket se dita jonë po ofron, një ëndërr e madhe e imja, besoj edhe e secilit prej jush, ka nisur jetësimin e saj. Dita për të boksuar në vendin tim, para popullit tim të dashur, po ofron. Sot po e bëj publike punën tonë lidhur me këtë organizim, për të cilin janë mbledhur bashkëpunëtorët më të denjë të kësaj fushe, që më datë 5 Gusht, të kësaj vere, unë t’i dhuroj të gjithë përkrahësve, Prishtinës dhe vendit tim, Kosovës, natën e paharruar të boksit profesionist ndërkombëtar, në stadiumin e kryeqytetit, ‘Fadil Vokrri’”, shkroi Krasniqi në “Facebook”.
“Në mes të stadiumit, me shumë dashuri, unë, biri yt Kosovë”, shkroi më tej Krasniqi.
Ndërkaq, më poshtë e gjeni videon e Krasniqit në “Facebook”, në stadiumin “Fadil Vokrri”.