Robotët e gjallë të krijuar nga dora e njeriut tani mund të riprodhohen (VIDEO)

Shkencëtarët amerikanë që krijuan robotët e parë të gjallë thonë se format e jetës, të njohura si “Ksenobotët”, tani mund të riprodhohen, në një mënyrë që nuk shihet te bimët dhe kafshët.

Marketing

“Robot i gjallë ”, konsiderohet kjo specie që shihni në këto pamje, e krijuar në laborator, nga shkencëtarët amerikanë dhe që mund të përdoret për kurimin e sëmundjeve si dhe pastrimin e mbetjeve mikroskopike të plastikës nga oqeanet.

Në një artikull CCN shkruan se të formuar nga qelizat burimore të bretkosës afrikane (Xenopus laevis) nga e cila kanë marrë emrin, ksenobotët janë më pak se një milimetër (0,04 inç) të gjerë. Ato u zbuluan për herë të parë në vitin 2020 pasi eksperimentet treguan se mund të lëviznin, të punonin së bashku në grupe dhe të vetë-shëroheshin.

Tani shkencëtarët që i zhvilluan ato në Universitetin e Vermontit, Universitetin Tufts dhe Institutin Wyss për Inxhinierinë e Frymëzuar Biologjikisht nga Universiteti i Harvardit thanë se ata kanë zbuluar një formë krejtësisht të re të riprodhimit biologjik të ndryshëm nga çdo kafshë apo bimë e njohur për shkencën.