Roboti i veçantë që operon nën ujë

Roboti Honey Badger me katër këmbë nga MAB Robotics është një lloj kloni i Boston Dynamics’ Spot, por është pak më i vogël dhe më i dobët.

Marketing

Megjithatë, bie në sy me mundësinë e punës nënujore, të cilën askush nuk e ka demonstruar deri më tani.

“Qentë robotikë” u popullarizuan nga Boston Dynamics, që prezantoi robotin e saj të gjithanshëm dhe të avancuar me katër këmbë – Spot, disa vite më parë.

Që atëherë, në treg janë shfaqur disa zgjidhje të ngjashme, më pak të avancuara, më të lira apo të specializuara për qëllime të caktuara, dhe një prej tyre është roboti Honey Badger nga kompania polake MAB Robotics.

Përshkruhet si një robot i gjithanshëm i lëvizshëm për terrene të ashpra, kërkim-shpëtim e kërkime dhe zhvillim.

Ai ndryshon nga Spot në madhësinë e tij – është vetëm 60 centimetra i gjatë dhe rreth 50 centimetra i lartë, dhe me një peshë prej 12 kilogramësh, ka një kapacitet mbajtës prej vetëm 2 kilogramë.

Si i tillë është disi më i shkathët, por ka edhe një karakteristikë që ende nuk e kemi parë te konkurrentët. Gjegjësisht, Honey Badger është i papërshkueshëm nga uji dhe i aftë të ecë dhe të kryejë detyrat e tij në ujë.

Sipas kompanisë, ai mund të zhytet në një thellësi deri në 100 metra, ku mund të lëvizë me një shpejtësi prej rreth 3.6 km/h (metër në sekondë).

Për këto nevoja, versioni bazë i robotit është i pajisur dhe përshtatur posaçërisht për punë nënujore, me të gjitha pjesët lëvizëse dhe të palëvizshme të mbyllura hermetikisht.

Aktualisht është duke u testuar prototipi i fundit dhe pas disa përmirësimeve do të jetë gati për treg. Aplikacionin e tij në terren ai e ka gjetur tashmë në një kompani partnere që merret me kullimin dhe kanalizimet, ku ndihmon në kontrollin e instalimeve si pjesë e testimit.

Marketing