“Roboti” kundër njeriut në luftën Rusi-Ukrainë

Një video, e cila duket si skenë e ndonjë filmi të realizuar vite më parë, është shpërndarë nga ushtria e Ukrainës, që pretendohet se është realizuar në vijën e frontit të luftës me Rusinë.

Marketing

Dy ushtarë rusë luftojnë për jetën me një dron të vogël të mbushur me eksplozivë, ndërsa skena filmohet e gjitha nga një tjetër dron. Rusët qëllojnë me armë disa herë dronin, ndërsa në fund njëri prej tyre i lëshon armën. Droni shpërthen, por dy ushtarët arrijnë të shpëtojnë, shkruan A2 CNN.

Ukraina ka rritur ndjeshëm aftësitë e saj luftuese me dronë. Mbrëmjen e të martës, më shumë se 140 dronë u lëshuan nga Ukraina në territorin rus, duke vrarë edhe një grua.

 

Marketing