Rodgers refuzon Tottenhamin: Jam shumë i lumtur te Leicesteri

16:45 | 29 Prill 2021

Marketing

Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit te Tottenham.

Spurs provuan të nënshkruanin me Rodgers për ta zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinho, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Rodgers ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit te Tottenham, duke thënë se është i lumtur me “Dhelprat”.

“Tottenham është klub i madh, ndër më të mëdhenjtë në Britani, por për mua, unë jam shumë i kënaqur në jetën time”.

“Kam respekt të madh për lojtarët, bordin dhe vërtet ndihem që dua të vazhdoj punën time këtu”, deklaroi ai.

Ndeshja e radhës për Leicesterin është kundër Southamptonit, derisa renditën në pozitën e tretë me 62 pikë dhe janë duke ‘luftuar’ që të mbesin në top katër./Lajmi.net/