Rodri dhe Morata dënohen nga UEFA pas thirrjeve nacionaliste gjatë festimeve pas triumfit në Euro 2024

Alvaro Morata dhe Rodri janë dënuar me një ndeshje pezullim nga UEFA për sjellje të pahijshme gjatë paradës së fituesve të Kampionatit Evropian në Madrid.

Marketing

Pamjet e shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale treguan dyshen duke brohoritur: “Është spanjoll, Gjibraltari është spanjoll”, duke iu referuar zonës në majën jugore të gadishullit Iberik, që është territor britanik.

Shoqata e Futbollit të Gjibraltarit (FA) paraqiti një ankesë pranë organit drejtues të futbollit evropian UEFA, duke përmendur sjelljen “jashtëzakonisht provokuese dhe fyese” gjatë festimeve të suksesit në Euro 2024 një ditë pas fitores 2-1 të Spanjës ndaj Anglisë në finalen e Berlinit.

Morata, 31 vjeç, dhe Rodri, 28 vjeç, tani nuk kanë të drejtë të luajnë në ndeshjen e Spanjës në UEFA Nations League kundër Serbisë më 5 shtator.

Në një deklaratë të UEFA-s, të lëshuar të mërkurën, thuhet se dyshja do të jetë pezulluar për “mospërputhje me parimet e përgjithshme të sjelljes, për shkeljen e rregullave bazë të sjelljes së denjë, për përdorimin e ngjarjeve sportive për manifestime të një natyre josportive”.