Maqedonia e Veriut ta shfrytëzojë momentumin për zgjerim që ekziston brenda BE-së, t’i miratojë ndryshimet kushtetuese dhe të vazhdojë me realizimin e reformave, porositi euroambasadori nga Kuvendi, Mihalis Rokas. Shtëpia legjislative po ashtu të ketë kujdes me përdorimin e flamurit evropian, shton ambasadori, ndërsa partitë politike i sugjeron që të angazhohen në mënyrë që Kuvendi të funksionojë si forum dialogu në drejtim të përshpejtimit të reformave për integrim në BE dhe të kontribuojnë në realizimin e dëshirës së popullit, e që është bashkimi me familjen e madhe evropiane.
“Kuvendi nuk arriti ta sigurojë 2/3 e votave. Patjetër të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe në të të përfshihen qytetarët që jetojnë brenda kufijve të shtetit, siç janë edhe bullgarët. Nuk pati konsensus edhe në procesin e miratimit të ligjeve që rregullojnë Administratën Publike ose në përmirësimin e statusit të zyrës së Avokatit të Popullit. Përbërja e re parlamentare duhet ta përshpejtojë punën e vet dhe të vazhdojmë me reformat, të cilat janë të nevojshme për procesin eurointegrues të vendit, duke përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese.”, – deklaroi eurombasadori, Mihalis Rokas.