Roli i Turqisë, si anëtare e NATO-s, në Ballkan

Mbrëmë në hotelin e posahapur “Hilton” në Shkup, në organizim të Institutit të Strategjisë dhe Zhvillimit, ISD, u mbajt një konferencë me temën: “Politika e jashtme e Republikës së Turqisë ndaj Ballkanit dhe roli i Drejtorisë së Diasporës”. Në këtë takim morën pjesë intelektualë të profileve të ndryshme, deputetë, analistë, ambasadorët e Rumanisë dhe Francës, përfaqësues të OBSE-së, të Zyrës së NATO-s dhe veprimtarë nga sektori civil.

Marketing

Ligjërues ishte Abdullah Eren, drejtor i Drejtorisë së Diasporës, e cila vepron në kuadër të presidencës së këtij shteti. Në fokus të Konferencës ishte roli i Turqisë si anëtare e NATO-s në Ballkan, veçanërisht për Maqedoninë në këtë proces të eurointegrimeve.
Turqia e mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe e respekton vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë për ndryshimet në Kushtetutë që lidhen me emrin e shtetit. Gjithashtu, Turqia pa asnjë interes do të kontribuojë për stabilitetin e Ballkanit, i cili mbetet preokupim edhe i botës së civilizuar.

Pritet që këto ditë edhe Parlamenti i Turqisë ta pranojë ndryshimin e emrit dhe ta miratojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Marketing