Roma e fiton lehtësisht derbin me Lazion

Romës i ka takuar derbi i xhiros së 30-të në kampionatin italian Serie-A kundër Lazios.

Marketing

Skuadra e Jose Mourinhos ka triumfuar me rezultat të pastërt 3-0 në “Olimpico” të dielën për të arkëtuar kështu tre pikë të reja dhe shumë të rëndësishme që e mbajnë këtë skuadër në luftë për një vend që dërgon në garat evropiane në sezonin e kaluar.

Në sekondat e para të ndeshjes, Tommy Abraham befaso të gjithë duke shënuar menjëherë për 1-0, ndërsa ishte po i njëjti lojtar që e dyfishoi epërsinë në 2-0 me një tjetër gol në minutën e 22’.

Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Pellegrini realizon një supergol për 3-0.

Pjesa e dytë nuk dhuroi ndonjë gol tjetër dhe kjo fitore e mban Romën në vendin e pestë me 51 pikë, kurze Lazio është një pozitë më poshtë me 49 pikë.