Roma ka barazuar 2:2 në shtëpi me Veronan, në kuadër të xhiros së 26-të në Serie A.
Skuadra që drejtohet nga Jose Mourinho po përballet me lëndime të shumta, saqë ndeshja e sotme u vendos nga dy 18-vjeçar.
Verona gjeti avantazhin prej dy golave, fillimisht me anë të Barak (5’) dhe Tameze (20’).
Por në pjesën e dytë, Mourinho inkuadroi disa futbollistë të rinj në moshë. Dy prej tyre realizuan.
Cristian Volpato (65’) dhe Edoardo Bove (84’) realizuan për rezultatin përfundimtar 2:2.
Roma është e shtata me 41 pikë, ndërsa Verona e nënta me 37 pikë.