Roma mposht Juventusin, mban gjallë shpresat për Champions

Roma ka marrë tri pikë të arta në Olimpico, duke e mposhtur 2-0 Juventusin.

Marketing

Roma vazhdon të luftojë për objektivin e vështirë, që është kualifikimi në Champions League për sezonin 2019/20.

Dy xhiro para fundit, romakët kanë mbajtur gjallë shpresat, duke marrë tri pikë në shtëpi, pasi e mposhtën 2-0 Juventusin.

Golin e epërsisë e shënoi kapiteni, Alessandro Florenzi.

Ai realizoi për 1-0 në minutën e 79’, disa minuta pasi VAR-i ia anuloi një gol Cristiano Ronaldos për pozicion jashtë loje.

Goli i dytë erdhi në minutën e 92’. Kurs Juve po kërkonte që të barazojë rezultatin, Roma shfrytëzoi një kundërsulm dhe me anë të Edin Dzekos, shënoi për 2-0.

Pas kësaj fitore, Roma ka shkuar në kuotën e 62 pikëve, aq sa Milani në pozitën e pestë. Tani gjenden një pikë larg zonës Champions, Interit në pozitën e katërt, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Marketing