TVR transmetuesi publik rumun shpenzoi afro 400,000(katërqind mijë) euro për pjesëmarrjen në ‘Eurovision 2023’ në Liverpool.
Totali përbëhet nga kostot e përzgjedhjes kombëtare, tarifa e pjesëmarrjes dhe kostot që lidhen me performancën në Liverpool.
Shpenzimi më i madh për TVR ishte tarifa e pjesëmarrjes prej 180,000 euro për EBU e cila ndihmon në financimin e konkursit.
Pas kësaj, 63,000 euro u shpenzuan për finalen e kombëtares rumune që zgjodhi artisti Theodor Andrei për Liverpool.
Theodor Andrei përfaqësoi Rumaninë në Liverpool me këngën “D.G.T.”
Në gjysmëfinale ai mori 0 pikë nga publiku dhe juria duke u bërë përfaqësuesi i parë në historinë rumune të Eurovisionit që nuk arrin të marrë asnjë pikë./Eurovoix/