Romë/Sindikatat në shesh me thirrje kundër fashizimit

Jo “fashizmit dhe dhunës,” po “punës, sigurisë, të drejtave”. Me këtë slogan sindikatat e punës në Itali dhe bashkë me ta edhe qendra e majtë, dolën në rrugë në protesta.

Marketing

Sipas vlerësimit përfundimtar të sindikatave, ishin 200 mijë njerëz që demonstronin, ndërkohë që sipas burimeve nga policia u tha që ishin rreth 50 mijë.

Të tre organizatat e punës janë të bashkuara pas një sulmi që ndodhi në selinë e CGIL të Shtunën e kaluar, i cili u konsiderua si sulm mbi të gjithë sindikatën konfederale, mbi botën e punës dhe mbi demokracinë.

Një demonstrim partizan? “Jo, ky është një demonstrim që mbron demokracinë e të gjithëve. Kjo është tema”. Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i CGIL, Maurizio Landini, duke mbërritur në paradën e sindikatave në Romë dhe duke iu përgjigjur njëkohësisht deklaratave të Salvinit.

“Sulmi ndaj CGIL, sulmi ndaj sindikatës është në të vërtetë një sulm ndaj dinjitetit të punës së të gjithë vendit. Dhe ne nuk jemi këtu për të mbrojtur dikë, por për të mbrojtur demokracinë dhe për ta zgjeruar atë”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, Salvini, ngre zërin. “Ndërsa në Evropë gjaku rrjedh nga duart e terrorizmit islamik, i vetmi rrezik real i këtyre kohërave, në Romë është e majta që bën fushatë në ditën e e heshtjes, duke ndjekur fashistët të cilët, për fat të mirë, nuk janë më atje”, shprehet ai.