Romelu Lukaku, lojtari i vitit në Ligën e Evropës

Në Nyon të Zvicrës është duke u tërhequr shorti për sezonin e ri të Ligës së Evropës.

Marketing

Para tërheqjes së shortit, janë dhuruar çmime për më të mirët e sezonit të kaluar.

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Ligën e Evropës.

Lukaku udhëhoqi Interin drejt suksesit në Ligën e Evropës, ku arritën deri në finale.

Në finale janë mposhtur nga spanjollët e Sevillas.