Mançester Junajted ka vendosur ta nxjerrë në merkato sulmuesin Romelu Lukaku, i cili është i hapur për eksperienca të reja, duke parë vështirësitë e tij me “Djajtë e Kuq”. Agjenti i lojtarit, Federico Pastorello në mediet belg tha se e ardhmja e Lukaku është e hapur. Për belgun deri tani ka shfaqur interes Interi, PSZH dhe Bajern Munihu. Gjithsesi agjenti italian ka thënë se një lëvizje drejt Serie A pëlqehet më shumë nga Lukaku, i cili ka dëshirë të provojë eksperienca dhe futboll të ndryshëm.