“Romeo dhe Zhulieta” e kohëve moderne, historia e pabesueshme e çiftit

Një çift të moshuarish, Geoffrey 89 vjeç dhe Ida Platt, 90 vjeç, janë cilësuar “Romeo dhe Zhulieta” e ditëve moderne.

Marketing

Ata kishin rënë dakord që të vetëvriteshin në të njëjtën ditë ndaj morën një overdozë pilulash për t’i dhënë fund jetës së tyre.

Megjithatë, çifti u gjet nga një fqinj, i cili kishte parë derën e shtëpisë së tyre të hapur. Menjëherë pas kësaj, të moshuarit u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal Royal Salford të Manchester.

Pas ndërhyrjes së mjekëve, Geoffrey arriti që të mbijetonte, ndërsa bashkëshortja e tij për më shumë se 50 vite u nda nga jeta “sipas paktit të tyre”.

Kështu në një gjendje të rënduar psikologjike, vetëm 3 muaj pasi gruaja e tij e dashur Ida, kishte ndërruar jetë, Geoffrey, u vetëvra në dhomën e tij të gjumit

Marketing