Romeo: Jeni të gatshëm për negociata, duhet ta përmirësojmë gabimin në mars

Qëndrimi i Italisë është shumë i qartë dhe transparent. Shpresojmë që Maqedonia e Veriut do t’i fillojë negociatat me BE-në shumë shpejt. Shpresojmë se do të jetë në Këshillin e ardhshëm të BE-së në mars, thotë ambasadori Italian në vend Karlo Romeo në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Marketing

“Në samitin në Zagreb, BE-Ballkan Perëndimor, nuk do të ketë vendim për hapjen e negociatave, ai samit nuk do të jetë për këtë. Shpresa jonë është që negociatat do të hapen sa më shpejt që të jetë e mundur, mundësia e parë është në Këshillin në mars. Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha kriteret për hapjen e negociatave, së bashku me Shqipërinë. Ky është një vendim që ne e kemi marrë që në vitin 2018, pastaj në qershorin e vitit të kaluar, dhe për fat të keq në samitin zhgënjyes në tetor të vitit të kaluar. Pra, vendi është gati të fillojë negociatat”, i përpiktë ambasadori italian.

Ai thotë se Italia është për një proces më efikas dhe dinamik të zgjerimit dhe jo për ndërlikimin e procedurave.
“Politika e zgjerimit edhe më tej është thelbësore për Bashkimin Evropian. BE-ja duhet të jetë më e përgatitur për zgjerime të reja. Konsiderojmë se metodologjia e re duhet të realizohet paralelisht me reformat brenda unionit, pra, mund të zhvillohet paralelisht me procesin e hapjes së bisedimeve, që sipas natyrës, është një proces i gjatë që bazohet në sistemin meritor të çdo shteti potencial për anëtarësim në BE. Ne, nuk jemi për komplikimin e procesit, por te kemi një proces më dinamik më efektiv. Nuk duam që debate për mekanizmin e ri të shndërrohet në kusht të ri që do të çonte në shtyrjen e sërishme të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ka deklaruar ambasadori italian, Karlo Romeo.

Sa i përket asaj nëse miratimi i ligjit për prokurorinë publike është garanci që vendi t’i fillojë negociatat me Unionin, Romeo përsëriti se Italia e mbështet hapjen e negociatave shumë shpejtë.

“Mendojmë se të dy vendet kanë bërë reforma të rëndësishme që u kërkuan nga BE. Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me agjendën e saj të reformave. Sidomos në sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, me luftën serioze kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në këtë kontekst, natyrisht që miratimi i ligjit për prokurorinë publike para shpërndarjes së Parlamentit do të jetë i rëndësishëm, do të jetë porosi dhe sinjal shumë i mirë për Brukselin dhe vendet anëtare të BE-së, por për mendimin tonë kjo nuk është një parakusht i ri për hapjen e negociatave me BE” ,thotë ambasadori italian në një intervistë me REL.

Romeo thotë se vendi duhet të vazhdojë me reformat, veçanërisht në fushat kryesore si sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit dhe gjyqtarëve, dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. – Këto reforma janë të rëndësishme, jo sepse Brukseli i kërkon për anëtarësimin në të ardhmen, por sepse njerëzit kanë nevojë për to. Ato janë thelbësore sepse i kërkojnë qytetarët, ato janë thelbi i reformave që i duan dhe kërkojnë qytetarët e Maqedonisë”, nënvizoi Romeo.

Marketing