Romeo: Maqedonia do të merr ftesë për anëtarësim në NATO

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, sot realizoi takim pune me Ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë, Karlo Romeo.

Marketing

Ademi gjatë bisedës së tij gjerësisht informoi bashkëbiseduesin për aktivitetet e Kabinetit të tij rreth Strategjisë Kombëtare dhe shtyllat bazë për bashkëpunimin me diasporën në më shumë fusha të interesit të saj.

Duke pasur parasysh numrin e madh të diasporës me origjinë nga Maqedonia në Itali, u theksua se është një mundësi e mirë për ndërtimin e urave për bashkëpunim në më shumë fusha, kryesisht në ekonominë, kulturën, arsimin dhe investimet.

Ademi njoftoi se në shtator të këtij viti do të vizitojë Italinë dhe do të kërkojë takime me institucionet përkatëse në Qeverinë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë.

Ambasadori Romeo shprehu interes për aktivitetet aktuale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në proceset e NATO-s dhe eurointegrimet, i cili theksoi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Italisë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE.

Gjithashtu, theksoi se këtë javë në Bruksel, në Samitin e NATO-s, Maqedonia do të merr ftesë për anëtarësim në të cilin procesi i anëtarësimit do të përfundojë brenda afatit të caktuar.

Gjatë bisedës, ndër të tjera, u bisedua edhe për gjendjet më aktuale në rajon dhe në mbarë botën.

Marketing