Ronaldinho dhe vëllai i tij nuk kanë shpëtim, arrestohen sërish në Paraguaj

Roanldinho Gaucho dhe Roberto de Assis janë arrestuar sërish nga autoritetet në Paraguaji. Legjenda e futbollit brazilian dhe vëllai i tij u lanë të lirë pas arrestimit ditën e mërkurë të 4 marsit pasi prokuroria publike refuzoi të bënte një akuzë zyrtare për dy brazilianët. Ronaldinho dhe de Assis ranë në prangat e policisë pasi u akuzuan për përdorimin e pasaportave false për të hyrë në shtetin e Amerikës së Jugut.

Marketing

Dy brazilianët ishin ftuar nga një biznesmen në Paraguaji për inaugurimin e një kazinoje. Ndërkohë bëhet me dije se Ronaldinho nuk e ka pasaportën braziliane për shkak të një gjobe mjedisore të marrë para dy vitesh.

Gjithsesi së fundmi situata ka ndryshuar sërish pasi gjykata vendosi që çështja të vazhdonte të hetohej. Ronaldinho me vëllanë e tij po mendonin të largoheshin nga Paraguai, por prokurorët urdhëruan sërish arrestimin e tyre.

Ata janë dërguar në një burg të Policisë, që përdoret për njerëzit e rëndësishëm dhe është i sigurisë maksimale. Raportohet se sot Ronaldinho dhe vëllai i tij do të dëshmojnë në seancën gjyqësore, shkruan Time 24 News.

Shefi i Policisë Kombëtare, Cesar Silguero, është shprehur: “Ne biseduam me avokatët dhe ata nuk bënë rezistencë ndaj arrestimit. Sot pritet të vendoset nga gjykata se sa kohë mund të qëndrojnë në burg.”

Adolfo Marin, avokati i Ronaldinho, për AFP ka thënë: “Arrestimi u bë me urdhër të një prokurori që nuk është pjesë e kësaj çështje. Ky arrestim është i pazakontë. Ne as nuk dimë me çfarë akuze u arrestuan.”

Marketing