Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet që u luajtën sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Përballja mes Man Utd dhe Villarrealit u mbyll me fitoren e gjigantit anglez 2-1, shkruan lajmi.net.
Në pjesën e parë spanjollët ishin shumë më të rrezikshëm dhe patën disa mundësi shënimi përmes Paco Alacer por në vend ishte David de Gea me pritjet e tij.
Unitedi në pjesën e parë ishte më e heshtur, kësisojë 45 minutat e para u mbyllën baras 0-0,
Pjesa e dytë nisi furishëm për “Nëndetësën e Verdhë” që kaloi në epërsi në min e 53’ përmes Paco Alcacer.
Mirëpo, vendasit reaguan shpejtë dhe ishte Alex Telles që barazoi gjithçka me një gol të bukur në min e 60’.
Krejt në fund ishte Cristiano Ronaldo ai që i siguroi fitoren e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve ekipit të tij.
Ronaldo shënoi në min e 90+5’ duke bërë që të shpërthejnë në festë tifozët në “Old Trafford”
Pas dy xhirove, Man Utd ka tre pikë në vendin e tretë, ndërsa Villarreali mbetet e fundit me vetëm një pike.
Bayerni në anën tjetër ka shkëlqyer sërish duke mposhtur me lehtësi Dynamo Kievin 5-0.
Robert Lewandowski ishte sërish protagonisht me dy golat e tij në min 12’ e 27’, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe Serge Gnabry në min e 68’, Leroy Sane në 74’, Maxim Choupo-Mouting në min e 87’.
Në përballjet tjera Salzburgu mposhti Lillen 2-1, Wolfsburgi dhe Sevilla ndanë piket pasi ndeshje përfundoi 1-1.