Ronaldo: I ftuari im i radhës në YouTube do ta rrëzojë internetin

Cristiano Ronaldo së fundi hapi një kanal zyrtar në YouTube ku publikon përmbajtje kryesisht me karrierën dhe jetën e tij private, por gjithashtu regjistron podkaste.

Marketing

Dy muaj më parë ai priti Rio Ferdinand, ish-bashkëlojtar nga Manchester United.

Portugezi tani ka paralajmëruar ardhjen e një mysafiri të ri, por nuk ka dashur të tregojë detajet.

“I ftuari im i radhës në YouTube do të rrëzojë internetin”, tha ai dhe publikoi një video njoftimi në të cilën Ferdinand u shfaq edhe një herë.

Ndjekësit e Ronaldos në rrjetet sociale po mundohen të marrin me mend se kush është ai dhe shumica prej tyre duan të jetë Lionel Messi.

Marketing