Tashmë Ronaldo është lojtarë i Juventus, por polemikat mbi këtë kalim vazhdojnë ende.
Së fundmi po qarkullon një lajm që klubi i “zonjës së vjetër” ishte plani B, i Ronaldos, pasi ky i fundit kishte si plan kryesorë klubin e Napolit.
Carlo Alvino, një gazetar i televizionit TV Luna që është i afërt me Napolin ka zbuluar se Ronaldo ishte në negociata me Napolin.
I njëjti gazetar zbuloi i pari kohë më parë që Napoli është në negociata me Ancelottin.
Ai tha mbrëmjen e kaluar se pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte shumë afër që të përfundojë te Napoli në vend të Juventusit.
“Cristiano Ronaldo do të kishte bartur sot fanellën e Napolit nëse klubi do të ishte në gjendje të shpenzonte 350 milionë euro”.
“Juventusi ishte plani B për yllin portugez. Jorge Mendez ka raport të fortë me Napolin dhe presidentin De Laurentiis. Agjenti e ofroi atë te Napoli, por ata nuk kishin mundësi të paguanin shumë, e më pas ai ktheu vëmendjen te Juventusi”, u shpreh Alvino.
Te Napoli, Ronaldo do të bashkohej me ish trajnerin e tij, Carlo Ancelotti dhe besohet se ai e ka telefonuar Carliton për ta pyetur për përshtatshmërinë në Serie A.