Ronaldo me dy gola dhe rekorde e afron Juven te titulli në Serie A (VIDEO)

Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje pozitive, të tjerë gola. Cristiano Ronaldo vazhdon shkëlqimin në Serie A.

Marketing

Në xhiron e 34, CR7 ka shënuar dy gola kundër Lazios, duke u shkëputur dukshëm në renditje dhe titulli tani duket edhe më afër.

Ai fillimisht shënoi nga pika e bardhë në minutën e 51’, derisa më pas, pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve shënoi për 2-0 në minutën e 54’.

Krejt në fund, mysafirët shënuan vetëm golin e nderit, Ciro Immobile në minutën e 83’ shënoi nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar 2-1.

Sido që të jetë, pas këtyre dy golave, Ronaldo ka thyer disa rekorde.

Cristiano Ronaldo u bë lojtari që arrin më së shpejti shifrën e 50 golave në Serie A në vetëm 61 ndeshje, duke thyer rekordin e Andriy Shevchenkos (50 gola në 69 ndeshje).

U bë lojtari i parë në histori që shënon së paku 50 gola në Premier League, La Liga dhe Serie A.

Ai theu edhe rekordin si lojtari i parë që shënon 30 e më shumë gola në Ligë në një sezon në Premierligë, La Liga dhe Serie A.

Me këto dy gola, CR7 ka shkuar në kuotën e 30 finalizimeve në Serie A, aq sa edhe Ciro Immobile pasi i shënoi Zonjës së Vjetër.

Ata po luftojnë kokë më kokë për Këpucën e Artë.