Manchester United pak ditë më parë kompletoi transferimin e yllit portugez.
Cristiano Ronaldo sot gjatë ditës u prezantua si futbollisti më i ri i Man Utd, shkruan lajmi.net.
Gjiganti anglez tani ka publikuar një foto ku shihet Ronaldo duke nënshkruarë kontratrën e tij me klubin.
Futbollisti do të ketë kontratë dy-vjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2023, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Sulmuesi pritet të debutojë të shtunën përballë Newcastlet në “Old Trafford”.
36-vjeçari u shpreh i lumtur me rikthimin e tij në Angli pas prezantimit te “Djajtë e Kuq”.
“Jam këtu për të bërë histori dhe për ta kthyer United aty ku e meriton. Jam këtu për të fituar”.
“Njerëzit flasin për moshën time, por ata duhet ta dinë se unë jam ndryshe. Unë jam ndryshe nga njerëzit e tjerë. E kam treguar këtë vit pas viti dhe ky vit do të jetë i njëjtë”, përfundoi Cristiano Ronaldo.