Ballina Aktuale Ronaldo shkëlqen me dy gola, Portugalia mposht Hungarinë në “Puskas Arena”

Ronaldo shkëlqen me dy gola, Portugalia mposht Hungarinë në “Puskas Arena”

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Hungarisë dhe Portugalisë.
Marketing

Hungaria ishte nikoqire në “Puskas Arena” e Portugalisë në kuadër të “Euro 2020”.

Portugezët megjithëse dominant në pjesën e parë, nuk arritën të gjejnë golin .

Ronaldo pati një rast të mirë, por goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin baras pa gola.

Në pjesën e dytë, Portugalia vazhdoi me të njëjtën tempo të lojës, por Hungaria përmes kundërsulmeve rrezikoi disa herë portën e Patricios.

Sidoqoftë, Portugalia shënoi dy gola të shpejtë për të marrë pikët e plota.

Raphael Guerreiro shënoi në min 85′, për golin e parë, ndërsa pas vetëm dy minutash, u akordua penalti për Portugalinë.

Cristiano Ronaldo u tregua i saktë nga pika e bardhë në min 87′ duke shënuar golin e parë në këtë takim.

Ronaldo arriti të shënojë golin e dytë në min 90+2 për të vulosur fitoren e portugezëve.

Rezultati përfundimtar, Hungaria 0-3 Portugalia./Lajmi.net/

Exit mobile version