Ronaldo: Shpresoj që të vazhdoj të luaj edhe për shumë vite

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se dëshiron të luajë për shumë vite, pasi u shpall lojtari i shekullit.

Marketing

Portugezi fitoi çmimin e lojtarit të shekullit nga Globbe Soccer Aëards, duke mposhtur Lionel Messin, Ronaldinhon dhe Mohamed Salah.

Pas ceremonisë, Ronaldo bëri të ditur se shpreson të luajë edhe për shumë vite.

“Është shumë bukur, dua t’i falënderoj të gjithë. Faleminderit për njerëzit që me votuan, bashkëlojtarët, klubet dhe Kombëtaret, familja dhe shokët, falënderim i veçantë për të dashurën dhe fëmijët që më ndihmojnë të jem person më i mirë”.

“Ishte arritje e pritshme. Me motivon të vazhdoj përpara. Të jem më i miri është nder, shpresoj që situata e koronavirusit të përfundojë dhe të kënaqemi më shumë vitin tjetër”.

“Shpresoj të jem në gjendje të luaj për shumë vite”, tha ai.

Momentalisht Ronaldo është në super formë me gjigantin italian dhe mbetet të shihet nëse do e mbajë këtë formë deri në fund.

Marketing