Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Juventusit dhe Torinos.
Juventusi, tashmë kampion i Serisë A për herë të tetë me radhë, luan ndaj Torinos në derbi pa presion dhe premtohet spektakël në “Allianz Stadium”, raporton Gazeta Express.
Cristiano Ronaldo luan nga minuta e parë për “Zonjën e Vjetër” dhe do të tentojë të shënojë sa më shumë gola, pasi po lufton për “Këpucën e Artë: në Serie A.
Ai deri më tani ka shënuar 20 gola dhe renditet i katërti. Prin Fabio Quagliarella me 23, i ndjekur nga Duván Zapata dhe Krzysztof Piatek, që të dy me nga 21.