Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, duket se nuk e ka ndërmend të pensionohet.
Shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave tek United, i cili mban këtë rekord edhe me Anglinë, po përgatitet që të kthehet në futbollin anglez.
Rooney është duke u përgatitur që të kthehet në Championship, tek skuadra e Derby County.
Që kur kontrata e tij me DC United ka skaduar ,lojtari ka punuar në prapaskenë për marrëveshje me Derby, të cilën tashmë e ka arritur.
Ai duhet të pres deri në janar, para se të kthehet në fushën e blertë.