Rot: Marrëveshja për emrin, dëshmi se mund të tejkalohen edhe dallimet më të thella

Sekretari shtetëror në Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot sot ka potencuar se marrëveshja historike mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin rreth emrit, tregoi se mund të tejkalohen edhe dallimet e thella bilaterale nëse rritet besimi dhe ka vullnet politik,

Marketing

Ai në një njoftim, para pjesëmarrjes në takimin e shefave të diplomacive të konferencës për Ballkanin Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit në Londër, tha se stabiliteti dhe zhvillimi demokratik i vendeve të rajonit është në interes jo vetëm të Gjermanisë, por edhe të Europës.

“Mbledhja është mundësi për vendet e rajonit që ta përmirësojnë bashkëpunimin rajonal dhe me këtë të përshpejtojnë afrimin e tyre në BE”, tha Rot.

Marketing