Rrahje masive dhe breshëri armësh, rreth 100 burra përleshen pas një sherri për linjat e autobusëve

Rreth 100 persona kanë marrë pjesë në një rrahje masive në qytetin Brovari në veri të Ukrainës. Kësaj përleshje të armatosur i ka paraprirë një grindje mes shoferit të një furgoni dhe të një minibusi.

Marketing

Burrat e armatosur nga sektori i transportit kishin mbërritur me autobusë në Brovari nga Vincia dhe Kievi, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Arsen Avakov gjatë një takimi me presidentit ukrainas Volodimir Zelensky.

“Dyshohet se rrahja ka lidhje me një marrëveshje për ndarjen e linjave të autobusëve në të cilën dyshohej se kishte korrupsion”, ka shtuar Avakov. Zelensky ka thënë se kjo përleshje ia ka kujtuar kaosin e viteve të 90-ta, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

“Ajo çfarë ka ndodhur nuk është një përleshje e zakonshme e rrugëve. Më kujton vitet e 90-ta”, ka shtuar ai. Në anën tjetër se në përleshje janë përdorur pushkë gjuetie, derisa tre persona janë hospitalizuar.

E të paktën dy tjerë janë plagosur nga armët e zjarrit, thuhet në kumtesën e ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjithashtu raportohet se mbi 20 persona janë dërguar në paraburgim.