Rrahje masive në spitalin e qytetit, sulmohen mjekët dhe policët

Rreth orës 02:00 pas mesnate në spitalin e qytetit të Shkupit “Shën Naumi i Ohrit” një grup i madh njerëzish kanë sulmuar stafin e spitalit dhe policinë, të cilët ishin thirrур për ndihmë, transmeton A1on. Ngjarja ka ndodhur menjëherë pasi një pacient ka arritur në spital me prerje në krah, ndërsa pas tij një grup ka sulmuar shumë njerëz në spital.

Marketing

“Ka ndodhur një përleshje e madhe, është sulmuar stafi, sigurimi, dhe më pas policia që u thirr për ndihmë. Ishte një grup i madh sulmuesish , nuk kemi një shifër të saktë, pacienti për të cilin luftuan kishte një dëmtim në krah. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2-3 të mesnatës. Spitali ka qenë i mbyllur për pacientët, për të evituar ndonjë incidente tjetër.. Kur erdha në punë këtë mëngjes, kërkova që të hapet dhe pacientët tanimë po pranohen në spital”- tha Ivo Spirovski, drejtori i Klinikës Universitare të “Shën Naumi i Ohrit”.