Dje rreth orës 13.00 në rrugën e Ilindenit në Tetovë, është prishur rendi dhe qetësia publike, gjatë një përleshje e cila ka ndodhur, në mes të personit me iniciale S.B. 20-vjeçarë nga fshati Strimnicë, dhe 44-vjeçarit F.I. nga i njëjti fshat, shkruan gazeta KOHA.
Gjatë përleshjes, S.B. i cili së pari ka qenë i sulmuar nga personi F.I. i është kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë dhe disa herë e ka grushtuar në pjesën e kokës, pas çka për pasojë, F.I. ka humbur vetëdijen dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, për shkak të seriozitetit të plagëve, me autoambulancë është transferuar për në klinikat e Shkupit.
Njëzetvjeçari S.B. është privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policor në Tetovë. Po punohet në zbardhjen e plotë të rastit njofton policia e Tetovës.