Rrahje mes shqiptarëve dhe stafit të regjisorit serb në New York

Shfaqja e filmit dokumentar “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, që simbas regjizorit serb, paraqet mënyra aktuale me të cilat mund të rebelohemi kundër padrejtësive të sistemit në të cilin jetojmë”, nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Amerikës, të cilët për afro dy orë protestuan fuqishëm pra kinemas SVA, në qendër të Nju Jorkut.Dokumentari në fjalë zgjatë 54 minuta dhe është realizuar në shtator të vitit të kaluar. Për filmin dokumentar patën reaguar edhe autoritet e Kosoves– që e dënuan një dokumentar të tillë ku Kosova , paraqitet me një imazh të keq.

Marketing

Ndersa, reagimi Presidentit te Serbise, Aleksander Vuqiq, shefit te dilomacise Ivica Daqiq, dhe reagimi i Marko Gjuriq – Drejtorit të Zyres për Kosovën – per kete film dokumentar eshte ai që ata e mbështetin filmin dhe realizimin e tij, deri edhe financierisht, pra me para per propogande serbe.

Kurse, sot ne mbremje, dhjetra forca të policisë njujorkeze,nga NYPD, rrethuan dy anët e rrugës përball kinemas SVA- e cila ndodhet në rrugën 23-Street, në Mahattan – NYC, duke vendosur barrikada dhe bënë thirrje me megafonë për qetësi, në kohen që në Kineman SVA po shfaqej filmi “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, i regjizorit serb .

Situata ne kete proteste disa orshe, nisi të tensionohet, kur një pjestar i stafit të regjisorit serb, arriti të provokojë rende shqiptaret.

https://www.facebook.com/AlbanianRoots/videos/394699021475283/

Marketing