Sonte (e diele) do zhvillohet finalja e Kampionatit Evropian “Euro 2020” mes Anglisë dhe Italisë.
Mirëpo, para kësaj super përballje, tifozët anglezë dhe ata italianë janë rrahur mes vete, transmeton lajmi.net.
Disa orë para ndeshjes, ka nisur përplasja mes tifozëve anglezë, respektivisht italianë, saqë është dashur policia të qetësojë problemet.
Këta tifozë janë rrahur me grushta mes vete dhe duke hedhur shishe të birrave te njëri-tjetri, derisa nuk dihet nëse ka të lënduar.
Takimi mes dy Kombëtareve zhvillohet në “Wembley” me fillim nga ora 21:00.