Miliarderi Richard Branson arrin në hapësirë dhe kthehet në tokë me sukses

Miliaderi britanik, Sir Richard Branson, ka arritur me sukses në hapësirë përmes raketë-aeroplanit të tij, Virgin Galactic.

Marketing

Branson fluturoi sipër Neë Mexico-s së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një raketë të cilën kompania e tij ka shpenzuar 17 vjet që ta ndërtojë.

“Është përvojë e një jete të tërë ky udhëtim”, ka thënë Branson.

Ai tani është kthyer sigurt në tokë me ekipin e tij, dhe tashmë është bërë turisti I parë hapësinor, para miliarderëve, Elon Musk dhe Jeff Bezos.