Rrahje në NBA, yjet e basketbollit grushtojnë njërin-tjetrin

Qendra e Phoenix, Jusuf Nurkiq dhe basketbollistët e Dallasit, Naji Marshall dhe P.J Washington u përjashtuan pas një përleshje të shkurtër mes vete në fitoren 98-89 të Mavericks ndaj Suns të premten mbrëma.

Marketing

Nurkiq u ndëshkua për faull në sulm ndërsa po ruhej nga Daniel Gafford me 9:02 minuta të mbetur në çerekun e tretë përpara se sherri të përshkallëzohej shpejt. Nurkiq u ballafaqua me Marshallin përpara se ta shtynte për koke këtë të fundit. Më pas Marshall u përgjigj me një grusht. Washingtoni e shtyu shpejt Nurkiqin në tokë përpara se skuadrat të ndaheshin, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

“Po r mbronin njëri-tjetrin – kaq”, tha trajneri i Mavericks, Jason Kidd. “Emocionet mund të rriten, kështu që djemtë tanë mbrojnë njëri-tjetrin”.

Gardiani i Mavs, Kyrie Irving u pajtua me trajnerin e tij.

Gjyqtarët rishikuan lojën përpara se të vendosnin që të tre lojtarët do të përjashtoheshin.

“Mendoj se niveli i grindjeve nuk është i mirë për ekipin tonë, nuk është i mirë për askënd individualisht, nuk është i mirë për ligën tonë”, tha trajneri i Suns, Mike Budenholzer. “Unë nuk i di të gjitha detajet se çfarë çoi deri në atë pikë”.

Mavs veçse ishin të dëmtuar pasi humbën yllin Luka Donçiq nga një dëmtim në ditën e Krishtlindjeve. Donçiq pritet të mungojë rreth një muaj.

Marketing