



Napoli ka shënuar fitoren e shtatë radhazi në Seria A, këtë herë si mysafir i Fiorentinës.
“Napolitanët” triumfuan me rezultat të ngushtë 1 – 2, ku goli i fitores u realizua nga ylli i Kosovës, Amir Rrahmani, shkruan lajmi.net.
Fiorentina kaloi e para në epërsi përmes Martinez Quatra (28′).
Por, Napoli barazoi pas 11 minutave, ku Hirving Lozano shënoi pas topit të kthyer nga penalltia e humbur e Lorenzo Insignes (39′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, ishte kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani që shënoi me kokë në portën e Fiorentinës pas një harkimi të Zielinskit (50′).
Ky gol i solli skuadrës së Spallettit pikët e plota, ku vazhdojnë të jenë lider në Seria A me 21 pikë, ndërsa Fiorentina renditët e dyta me 12 sosh.