Rrëfim i ish-ushtarëve të UÇK-së për aksionin e parë pas vdekjes së Zahir Pajazitit

Duke mos duruar padrejtësitë që po i bëheshin popullit shqiptar nga regjimi serb, të rinj e të reja, burra, gra, fëmijë e pleq ngritën zërin e tyre.

Marketing

Dhuna, burgosjet politike, vrasjet dita ditës po rriteshin në Kosovë nga fundi i viteve të ‘60-ta.

Rezistenca që po mundohej populli shqiptar t’i bënte regjimit serb me demonstrata po shtypej edhe më shumë në vitet e ’80-ta.

Gjithë këtë kaos regjimi përgjatë viteve nuk do mund ta duronin as Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushefci që shokët tjerë do u bashkoheshin më pas.

Më 31 janar 1997, Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku, forcat serbe kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Njëri nder themeluesit e UÇK-së do të shkonte në botën tjetër i qetë sepse kishte lënë shokë trima që do të merrni hakun për të dhe të tjerët.

Rrëfim ekskluziv lidhur me aksionin e parë të UÇK-së pas vdekjes se heroit Zahir Pajaziti

Nga vendi i ngjarjes, sot, 23 vite pas aksionit, lajmi.net sjell rrëfimin ekskluziv të udhëheqësit të grupit, Vllaznim Maqastena dhe pjesëtarit tjetër Sheqir Bunjaku lidhur me aksionin e parë të UÇK-së pas vdekjes se heroit Zahir Pajaziti.Kush ishte në shënjestrën e armëve të UÇK-së dhe a u krye aksioni me sukses? Këto dhe detaje të tjera do mund t’i ndiqni në dokumentarin e realizuar nga:Gazetare: Flutura TopanaKameraman: Ideal MuhaxhiriMontazher: Arbër Dinarama

Publiée par lajmi.net sur Vendredi 31 janvier 2020