Rrëfimi i Ali Ahmetit në Spotlight: Përballja e ish-komandatëve të UÇK në Hagë, e pashmangshme!

Gjykata Speciale e Hagës ka ngritur aktakuzat për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit kundrejt ish-presidentit kosovar Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, dhe të tjerë udhëheqësve të UÇK-së.

Marketing

Lidhur me këtë çështje i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kreu I BDI në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti është shprehur se kjo përballje në Hagë e ish-komandantëve të UÇK-së është një proçes I pashmëngshëm. Ahmeti shton se ëhstë një rrugë e cila tashëm duhet përfunduar duke treguar të vërtetën e çiltërsinë e luftës së drejtë.

“Kjo situatë ëshët e rëndë edhe për shqiptarët në përgjithësi, por edhe për Kosovën, por ka qenë një proçes i pashmangshëm. Ka rreth 4 vite që diskutohet në qarqet diplomatike. Drejtpërsëdrejti jam përpjek që të jap shpjegime për të gjithë ata diplomatë e politikanë se po bëhet një padrejtësi, mirëpo si duket kjo ka qenë një rrugë të cilën s’mund ta shmangim dhe bashkëudhëtarët e mi, shokët e mi, ashtu siç treguan edhe më herët, virtytet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe këta bashkëluftëtarë do të tregojnë mbi të vërtetën dhe mbi çiltërsinë e luftës sonë të drejtë.”

Marketing