Rrëfimi i Nënës Lule: Shisja gjakun tim pa dijeninë e burrit, duhej t’i rrisnim fëmijët

Luljeta Kazazi nga Tirana e njohur si Nëna Lule ka rrëfyer një moment mjaft delikat kur tregoi si kishte shitur gjakun e saj për t’i mbajtur fëmijët pa dijeninë e burrit.

Marketing

“Qiranë e shtëpisë do të paguanim, dritat do t’i paguanim, çerdhen do të duhej ta paguanim dhe nuk mbetej asnjë lek më. Unë jam detyruar dhe për dhjetë vite kam shitur gjakun”, rrëfen zonja Kazazi duke treguar edhe shenjat që i kanë mbetur në krahë.

Ajo thotë se për katër vite burri nuk e ka ditur këtë gjë.

“Ai ishte i përqendruar te puna. Kur i kam treguar ka thënë: “Pse moj grua e ke bërë atë punë”.

“Punët kam organizuar me vjehrrën. Nuk kemi dashur ta shqetësojmë burrin fare. Puna duhet të bëhej me normë dhe me cilësi. Duhet të ishte [gjaku] i cilësisë së parë. Nëse nuk do të ishte cilësor ai i rridhte shpejt atij që e merrte dhe pastaj ishte edhe dëmi material”.

Luljeta Kazazi është nënë e tri vajzave.