Rregulli i ri: Duhet të vendosni moshën, nëse doni të përdorni Instagramin

Instagram do të kërkojë nga të gjithë përdoruesit të vendosin datën e lindjes para se të përdorin aplikacionin, ka njoftuar Facebook, kompania që zotëron Instagramin, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar një përvojë të sigurt për përdoruesit nën 18 vjeç.

Marketing

“Ky informacion na lejon të krijojmë veçori të reja të sigurisë për të rinjtë dhe na ndihmon të sigurojmë që ne t’i ofrojmë përvojat e duhura grupmoshës së duhur,” tha kompania në një deklaratë.

Sipas njoftimit për shtyp, Instagram do t’ju kërkojë ditëlindjen kur të hapni aplikacionin, nëse nuk e keni vendosur në profil. Ju do të jeni në gjendje ta injoroni, por vetëm deri në një pikë të caktuar – përfundimisht, tha Instagram, do të duhet të shtoni ditëlindjen nëse doni të vazhdoni të përdorni aplikacionin.

Instagram nuk kërkon nga përdoruesit të paraqesin prova se data e lindjes së tyre është e saktë, mirëpo kompania thotë se përdor një sërë teknikash për të identifikuar fëmijët që kanë futur informacion të rremë si pjesë e procesit të regjistrimit. Detajet specifike se si arrihet kjo mbahen sekrete në mënyrë që të mos shmangen nga përdoruesit.