Koronavirusi ka detyryar FIFA-n që të vendosë rregulla të reja në futboll.
Lojtarët të cilët pështyjnë në fushë gjatë një ndeshje futbolli mund të ndëshkohen me karton të verdhë, ka tdeklaruar një anëtar i këshillit të FIFA.
Qeveria e futbollit ka pranuar se po zhvillon bisedime për rifillimin e kampionatit anglez dhe për mundësinë që lojtarët të rikthehen në stërvitje së shpejti.
”Ata lojtarë që pështyjnë në fushë duhet të ndëshkohen pasi rrezikojnë të përhapin Covid-19”, tha kryetari i komitetit mjekësor të FIFA-s, Michel D’Hooghe për The Daily Telegraph.
Mjeku belg pranoi që pështyerja është një praktikë e zakonshme në futboll dhe nuk është shumë higjenike.
Deri më tani kampionati belg, holandez dhe ai francez kanë mbyllur sezonin për shkak të Covid-19 dhe pritet vendimi për kampionatete tjera si dhe për Champions dhe Europa League.