Rregullore e re për monitorimin e mediave gjatë fushatave zgjedhore

Prej sot e për një muaj rresht, Agjencia e shërbimeve audio dhe audio vizuele ka vënë në shqyrtim publik propozim-rregulloren e re për monitorimin e mediave gjatë proceseve zgjedhore. Mes tjerash, më këtë propozim rregullore janë të përfshira përcaktimet më të reja ligjore për shkurtimin e kohës së reklamimit politik nga 18 në 9 minuta.

Marketing

Kjo ishte një propozim rregullore e cila brenda 30 ditëve do të jetë në shqyrtim publik ku I përcakton ato parametrat më precize se si duhet të sillemi edhe ne si trup rregullator edhe mediat dhe çka do të mbikëqyrim gjatë fushatave zgjedhore në ciklet, d.m.th kjo nuk ka të bëj me referendumin aktual por ka të bëj me zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen, qofshin ato presidenciale, parlamentare ose lokale.

Ajo që është me rëndësi, në këtë propozim rregullore, janë të inkorporuara përcaktimet më të reja ligjore si për shembull është zvogëluar koha për kohën e paguar politike, reklamimin politik prej 18 minutave tash mediat kanë të drejtë vetëm 9 minuta- deklaroi Milaim Fetahu.

Ndaj mediave gjithashtu u apelua që të kenë kujdes me publikimin e deklaratave të hapura ose të fshehta që shpesh herë përmbajnë ofendime etnike, racore ose fetare.
Në pajtueshmëri me rekomandimet që kemi nga Këshilli I Evropës, OSBE-ODIHR dhe Komisioni I Vencias unë do të citoj vetëm një pjesë të metodologjisë.

Mediat duhet të refuzojnë çfarëdo lloje deklarate të hapur ose te fshehur jotolerante dhe me kujdes të mendojnë nëse prezantimi I asaj deklarate mund të ofendojë. Ky definicion përmban të gjitha elementet e gjuhës së urrejtjes prandaj mediat duhet të kenë kujdes kur ballafaqohen me një situatë të tillë- pohoi Zoran Fidanovski.

Gjithashtu, anëtarët e Agjencisë në fjalë rëndësi të posaçme I kushtuan edhe aspektit kuantitativ dhe kualitativ gjatë reklamimit politik. Me këtë rast ata theksuan se nuk duhet numëruar vetëm sekondat dhe minutat e reklamimit, por përmbajtjen që do të transmetohet në këtë periudhë kohore.

Marketing