Rregullorja e re e Kuvendit,sot vazhdojnë takimet në kuadër të procesit ‘Zhan Mone’

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Quçuk dhe dy eurodeputetët Andreas Shieder dhe Marion Valsan, sot në Kuvend do të takojnë kryetarët e partive më të mëdha parlamentare, LSDM, VMRO-DPMNE, BDI, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe Lëvizjes Besa, si dhe ambasadorin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar. Në kuadër të procesit të quajtur “Zhan Mone” treshja nga Parlamenti Evropian do të bëjë edhe një tentim për të përafruar qëndrimet e partive për miratimin e Rregullores së re të Kuvendit. Por kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është shumë skeptik nëse kjo do të mund të arrihet gjatë kësaj përbërje parlamentare duke patur parasyshë dallimet e theksuara të partive për shumë çështje që kanë të bëjnë me Kuvendin.
Gjatë një brifingu me gazetarë dje, Xhaferi tha se çështja më problematike mbetet përfshirja e emrit të ri të shtetit në Rregulloren e Kuvendit, ndërsa kanë dallime edhe për mënyrën e zgjedhjes së Sekretarit general të Kuvendit dhe votimin me dy të tretat e votave të nevojës për miratimin e ligjeve me procedurë të shkurtuar. Për këtë të fundit, kryeparlamentari Xhaferi thotë se është kontestuese dhe antikushtetuese, ndërsa një problem tjetër që theksoi ai është edhe përpilimi i kalendarit të aktiviteteve të Kuvendit. Të shtunënkreu i instituticionit më të lartë ligjvënës në vend, do të mbajë një konferencë të përbashkët për media me tre euro deputetët për të informuar rreth rrjedhës së takimeve nga procesi Zhan Mone.

Marketing